Salah tregon arsyen domethënëse pse i duhet “Topi i Artë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mohamed Salah ka konfirmuar ambicien e tij për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, duke theksuar se motivimi i tij shkon përtej lavdisë personale.

Sulmuesi egjiptian ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit, me një performancë mbresëlënëse – 28 gola dhe 18 asistime – duke e udhëhequr Liverpoolin drejt suksesit në Ligë Premier dhe në arenën evropiane.

“Jam i sigurt se kam një shans të mirë për ta fituar këtë vit, por do ta shohim,” tha Salah, kur u pyet për aspiratat e tij drejt çmimit më të madh individual në futboll.

Ai theksoi se fokusi i tij kryesor mbetet te trofetë kolektivë me Liverpoolin, në veçanti Ligën Premier dhe Liga e Kampionëve.

Megjithatë, Salah e bëri të qartë se Topi i Artë ka një rëndësi të veçantë për të: “Dua ta fitoj për popullin tim”, u shpreh ai, duke nënvizuar krenarinë që do t’i sillte vendit të tij, Egjiptit. m.p.

Të fundit

Ben Andoni: Pabarazia në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në kontinent

Shqipëria është vendi ku pabarazia të godet në çdo moment dhe të prek ngado. Goditjet e viteve të fundit...

Po, ka një temë që e “detyron” Trump të bashkëpunojë me Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar angazhimin e qeverisë së tij mbi një bashkëpunim të mundshëm me Rusinë lidhur...

Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të mituri 10-vjeçar ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Lezhë. Burime bëjnë me dije...

Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në OKB në shtator

"Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara", deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer. "Përveç nëse...

Katy Perry, romancë me ish-kryeministrin e Kanadasë?

Këngëtarja e njohur Katy Perry është fotografuar në një darkë intime me ish-kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja...

Lajme të tjera

Web TV