3 mijë lekë në ditë për burg pa faj, gjyqtari sfidon Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A i kompenson shteti shqiptar, sipas Kushtetutës, ata që shpallen të pafajshëm pas vuajtjes së dënimit? Vetë gjyqtarët e konsiderojnë diskriminuese dhe të padrejtë shumën aktuale prej 3 mijë lekësh për çdo ditë qëndrimi në burg.

Bevis Shehaj, gjyqtar administrativ, ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar që ligji “Për kompensimin e burgimit të padrejtë” të shpallet antikushtetues.

Ai kundërshton mënyrën aktuale të përllogaritjes së dëmshpërblimit, ku për një ditë paraburgim jepen 3 mijë lekë, për burgim 2 mijë lekë dhe për arrest shtëpiak vetëm 1 mijë lekë.

Sipas dokumenteve, nxitje për këtë padi është bërë rasti i Erjon Demajt, i cili u mbajt tre vite në paraburgim përtej vendimit përfundimtar që e dënoi vetëm me 8 muaj burg.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, gjyqtari Shehaj thekson se kompensimi financiar nuk është proporcional me dëmet psikologjike dhe ekonomike që u shkaktohen të burgosurve, veçanërisht kur merret parasysh paga minimale mujore që aktualisht është 40 mijë lekë.

Kjo nismë vjen në një kohë kur avokatët kanë shprehur shqetësimin për mënyrën e trajtimit të kompensimeve, jo vetëm për ata që janë deklaruar të pafajshëm, por edhe për ata që kanë qëndruar në burg më gjatë sesa kohëzgjatja e dënimit të dhënë.

Gjyqtari Shehaj i referohet edhe jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, duke theksuar nevojën për kontroll incidental të ligjit shqiptar. Ai sjell në vëmendje rastet e qytetarëve që kanë pasur të ardhura më të larta se minimumi jetik dhe që, pas shpalljes së pafajësisë, kanë përfituar një shumë simbolike në raport me të ardhurat e tyre reale.

“Personat që kanë fituar 1 500 apo 2 000 euro në muaj, jo vetëm që nuk kompensohen për dëmin jopasuror, por edhe kompensimi për dëmin pasuror del sa gjysma e humbjes reale që kanë pësuar,” thuhet në argumentimin e gjyqtarit.

Lexo edhe :  20 mln euro për fermerët! Hapet skema e investimeve në bujqësi

Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë mbi vlefshmërinë e këtij ligji, ndërsa deri atëherë procesi do të qëndrojë i pezulluar. m.p.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV