Last Updated on 30/04/2026 by EL
Deputetja socialiste Zegjine Çaushi ka njoftuar përmbylljen me sukses të procesit të anëtarësimeve të reja në Roskovec, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi u shpreh se aktiviteti u zhvillua së bashku me një pjesë të “familjes së madhe socialiste” dhe “superskuadrës”, ndërsa theksoi se puna do të vijojë menjëherë me riorganizimin e strukturave.
“Së bashku me një pjesë të familjes sonë të madhe socialiste në Roskovec
Me një pjesë të superskuadrës,
përmbyllëm me sukses procesin e anëtarësimeve të reja, një hap i rëndësishëm për forcimin dhe zgjerimin e strukturave tona.
Në vijim, do të vazhdojmë menjëherë me riorganizimin, me energji të reja dhe me synimin për të qenë edhe më pranë qytetarëve.
Së bashku, më të fortë për sfidat që na presin. 💪”, shkruan deputetja./et
