GJKKO e la në qeli/ Ilir Meta njofton konferencë për mediat nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Ai akuzon organet e drejtësisë për veprim të orkestruar politikisht dhe paralajmëron betejë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe në opinionin publik.

“Askush të mos çuditet nga një drejtësi me regji, ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku akuzat formulohen në tribunat e Rilindjes,” shkruan Meta.

Ai u bën thirrje qytetarëve dhe gazetarëve të ndjekin argumentet mbrojtëse të Partisë së Lirisë: Sot, në orën 17:30, përmes një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi. Nesër, në orën 11:00, për një konferencë live për media ku Meta do të përgjigjet nëpërmjet telefonit ndaj pyetjeve të gazetarëve.

 

 

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon ai mesazhin e tij./e.t

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Lajme të tjera

Web TV