Last Updated on 26/06/2025 by adminfjala
Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat janë duke mbuluar qendrën e Lushnjës, ndërsa shumë drejtorë e punonjës të administratës janë pushuar nga puna për zgjedhje.
Sipas tij, në Lushnjë janë shpërngulur qindra persona me gjendje civile që nuk i përkasin këtij qarku, por janë transferuar për vota, ndërsa punonjës të administratës janë hedhur në rrugë.
“Jam mësuar që në Kuvend flas për hallet e popullit dhe fshatit por kësaj radhe vi për hallet e patronazhistëve. Gjendja civile ka sërish punë, 1200 të ardhur nga Tirana në Lushnje e do i kthejë sërish në Tiranë. Menduan se do ishin pushim 3 muajt e beharit. Pas dasme ka sërish punë për të pastruar pjatat.
Lushnjës i ikën dhjetëra e qindra drejtorë, nuk do hahen më qofte e raki, dritat nuk do të lidheshin me urgjencë, koshat e plehrave janë mullar si para lufte, koshat do vijnë sërish aromë pordhë të plevitosur, Lushnjen e mori malli për zgjedhjet. Vendet e punës u shitën, lozin me bukën e kalamajve.
Kur mendoj arrogancën me të cilën janë trajtuar edhe patronazhistët por edhe deputetët, them shyqyr që nuk e kam babën, se tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba”, tha Korreshi.