“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të burrave dhe grave të Myzeqesë sepse mbjellin tokat buzë lumit me shalqinj e pjepra.

Duke folur sot në Kuvend, Erion Braçe thotë se ky është një fenomen që ka ndodhur disa herë, me të cilin ai është marrë para zgjedhjeve, por siç duket tashmë ka rinisur sërish.

“Nuk është ministri i Brendshëm këtu. Ore ç’punë kanë policët të thërrasin bujq që merren me mbjellje shalqiri dhe pjepri. Ça i bëjnë tokës bujqit që mbjellin shalqi dhe pjepër. Sot 5 bujq nga Imshti, dy prej tyre gra, duhet të paraqiteshin në drejtorinë e policisë së shtetit se i kërkonte një OPGJ me emrin tim, por mjeshtër në mbiemër, Erjon Mjeshtri.

Për ça i thërret këta ca bëjnë këta, mbjellin shalqi e pjepër në sezon në tokën e lumit në Imsht. Ç’punë ka policia? Atje në Imsht ka ndodhur një fenomen që ka ndodhur disa herë.

E kam ngritur si shqetësim. Pas zgjedhjeve është riaktivizuar po prapë. Ka marrë mbi kurriz policia e shtetit të merret me këtë. Sipas ligjit për menaxhimin e burimeve ujore, pronësia i takon shtetit. Toka ku mbjellin është tokë e lumit, toka që i takon shtetit”, u shpreh deputeti Erion Braçe. m.p.

Të fundit

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Lajme të tjera

Web TV