Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Pas kërkesës së familjes Cani drejtuar FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv vendosi për realizimin e këtij projekti, që synon jo vetëm të ruajë kujtimin e Martin Canit, por edhe të promovojë vlerat e sportit dhe kulturës si mjete edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën tragjikisht pranë shkollës “Fan Noli” në nëntor të vitit 2024, dhe kjo ngjarje ka prekur mbarë opinionin publik shqiptar.

Fusha e futbollit në muzeun “Martin Cani” do të ketë një sipërfaqe prej 60 m².

FSHF mbetet gjithmonë e angazhuar për realizimin e projekteve me karakter social e ndërgjegjësues, që ndikojnë pozitivisht në komunitet dhe edukimin e fëmijëve përmes sportit. m.p.

Të fundit

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

Lajme të tjera

Web TV