Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Elbasani është skuadra e dytë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të Superiores, kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i kampionatit të rregullt.
Verdheblutë arritën këtë objektiv pas fitores 2-1 në ndeshjen ndaj Teutës në “Niko Dovana”, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve dhe duke mbajtur vendin e dytë në renditje.
Me këtë sukses, Elbasani bëhet ekipi i dytë që siguron një vend në “Final Four”, duke vijuar garën për titullin kampion në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Më herët pjesëmarrjen në “Final Four” e siguroi edhe Vllaznia./mxh
