Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League. Takimi i fundit zyrtar mes tyre daton në dhjetor 2020, kur Juventusi i Ronaldos mposhti Barcelonën në “Camp Nou”, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Që prej asaj kohe, të dy kanë ndërruar kontinent dhe ligë, por fansat mund të shpresojnë sërish për një përballje epike.

CR7 sapo ka rinovuar kontratën me Al Nassr deri në qershor 2027, duke u zotuar të luajë deri në moshën 42-vjeçare. Nga ana tjetër, Al Hilal, klubi që tashmë drejtohet nga Simone Inzaghi, po përgatit një tjetër “goditje” në merkato, transferimin e Lionel Messit. Babai i yllit argjentinas, Jorge Messi, pritet të takohet këto ditë me drejtuesit sauditë për të shqyrtuar një kalim të mundshëm, shkruan A2 CNN.

Vitin e kaluar, Al Hilal i kishte ofruar Messit një kontratë rekord prej 1.4 miliardë euro, por ai e refuzoi për shkak të dëshirës së familjes për të jetuar në SHBA. Tani, me ndryshime të mundshme në horizont, një marrëveshje nuk përjashtohet, dhe kjo do të sillte përsëri përballjen më të ndjekur në historinë e futbollit modern.

Messi dhe Ronaldo janë përballur 36 herë, ku argjentinasi ka dalë fitues 16 herë, përkundër 11 fitoreve të Ronaldos, ndërsa 7 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Edhe në gola, Messi kryeson me 22, ndaj 21 të portugezit. m.p.

Të fundit

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Skandal mjedisor në Vjosë/ Nafta ndot lumin e egër të Evropës, institucionet heshtin

Një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, Vjosa, i shpallur vitin e kaluar Park Kombëtar, po përballet me ndotje të rëndë nga...

E diela i jep fund krizës në Kosovë? Partitë politike marrin vendimin

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit...

Lajme të tjera

Web TV