Last Updated on 17/04/2026 by EL
Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në muajin qershor. Teksa presim të mësojmë se me cilin trajner do të jetë për këto dy ndeshje, janë mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm të kuqezinjve në këto dy ndeshje.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, në bashkëbisedim për gazetarët foli për këtë çështje duke përmendur disa emra dhe mes rivalëve të mundshëm.
‘Miqësoret e qershorit? E para është me Luksemburgun në Tiranë, por nuk e kemi firmosur ende marrëveshjen me të. Pastaj jemi në diskutime me shumë ekipe për ndeshjen tjetër po në Tiranë. Mund të jetë Kili, Danimarka dhe ndonjë skuadër tjetër” -tha Duka.
Duka më pas pohoi se nuk do të ketë asnjë ndeshje miqësore as me Italinë e as me Kosovën.
‘Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Këto janë ata që po diskutojmë. Nuk kemi biseduar për një miqësore me Kosovën’-pohoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit./ET
