Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 qershor 2001

Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, duke u bërë kreu i parë i një shteti që i nënshtrohej ndjekjes penale ndërkombëtare për krime lufte.

Millosheviq, i cili kishte drejtuar Serbinë dhe më pas Jugosllavinë gjatë shpërbërjes së përgjakshme të federatës jugosllave në vitet ’90, akuzohej për krime të rënda kundër njerëzimit, përfshirë deportime masive, vrasje, spastrime etnike dhe gjenocid gjatë luftërave në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Pas rrëzimit të tij nga pushteti në tetor 2000, Millosheviq u arrestua në Beograd më 1 prill 2001 nga autoritetet e reja serbe, nën presionin e madh ndërkombëtar dhe me premtimin e ndihmës financiare për rindërtimin e vendit. Dorëzimi i tij në Hagë u bë në mënyrë diskrete nga qeveria e kryeministrit Zoran Gjingjiq, në një akt që shkaktoi ndarje të thella politike brenda Serbisë, ku shumë nacionalistë e konsideronin këtë si tradhti.

Gjykimi i Millosheviqit filloi në vitin 2002 dhe zgjati me vite, pasi ai vendosi të mbrohej vetë dhe procedurat u ndërprenë disa herë për arsye shëndetësore. Ai vdiq në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006, përpara se të përfundonte procesi gjyqësor, duke mos u dënuar zyrtarisht për asnjë nga akuzat.

Gjithsesi, dorëzimi i Millosheviqit shënoi një moment historik në drejtësinë ndërkombëtare, duke krijuar një precedent për ndjekjen penale të liderëve shtetërorë për krime të rënda dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Nga David French Republikanët në Senat mund të jenë në prag të dorëzimit më të rëndësishëm ndaj Presidentit Trump deri...

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,...

Bypass-i i Vlorës/ Rama ndan pamjet: Bukur dhe pastër (VIDEO)

Bypass-i i Vlorës është një segment kyç për turizmin bregdetar, sidomos gjatë sezonit turistik redukton mbipopullimin e trafikut në qytetin e Vlorës, si dhe në...

“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë...

Më i dhunshmi në 40 vjet, tërmet i fortë në Campi Flegrei

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6, u ndje në Napoli dhe në zonën e Campi Flegrei në orën 12:47. Mediat italiane bëjnë të...

Lajme të tjera

Web TV