Kaos në qiellin italian: Bllokohen fluturimet në veri të Italisë pas një defekti në radar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një defekt teknik në sistemin e transmetimit të të dhënave në qendrën e radarëve të Milanos (Peschiera Borromeo) ka shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të trafikut ajror në pjesën veriore të Italisë, duke prekur mijëra pasagjerë dhe dhjetëra fluturime.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:20, kur për shkak të një “ngadalësimi në rrjetin e brendshëm të komunikimit” të njohur si E-Net, u ndalën të gjitha nisjet dhe uljet e avionëve në aeroportet e veriut italian. Për më shumë se tre orë, u vendos masa e quajtur “rateo zero”, që nënkupton ndalimin e çdo lëvizjeje në hapësirën ajrore të zonës.

Cilat aeroporte u prekën?

Ndër më të prekurit ishin aeroportet kryesore si Milano Malpensa, Milano Linate, Bergamo, Torino dhe Genova. Situata ndikoi gjithashtu në aeroportet e Firences, Pizës dhe Romës, që u detyruan të pranojnë fluturime të devijuara.

Sipas të dhënave paraprake, mbi 300 fluturime pësuan vonesa të mëdha – me një mesatare prej rreth 2 orësh – ndërsa disa u anuluan ose u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Reagimi i autoriteteve

Sipas ENAV-it (Agjencia Kombëtare e Shërbimeve të Navigimit Ajror në Itali), defekti nuk kishte të bënte me vetë radarët, por me rrjetin e transmetimit të të dhënave mes qendrave të kontrollit dhe sistemeve të komunikimit me avionët.

Pas ndërhyrjeve teknike, trafiku ajror filloi të rikthehej gradualisht rreth orës 22:15, me rikthimin e plotë të funksionalitetit pak pas orës 23:30.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Infrastrukturës, Matteo Salvini, ka ndjekur situatën nga afër dhe ka kërkuar sqarime të detajuara. Ndërkohë, pritet të nisë një hetim për të zbuluar shkaqet e defektit dhe për të analizuar nëse sistemi ka pasur mangësi në mbrojtjen rezervë ./kb

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV