“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ndaj Nokës është regjistruar procedim penal, teksa akuzohet për disa vepra penale, si korrupsion dhe shpërdorim i detyrës.

“Flamur Noka nuk kishte si të thoshte ndryshe. Nuk ka lidhje me krimin zgjedhor. Dje Flamur Noka vajti, procedimi penal është regjistruar në korrik 2024, me faktet që kisha unë personalisht, me provat që kisha. Kundër Flamur Nokës kam bërë një kallëzim penal, duke i futur edhe provat përkatëse, për korrupsion të lartë shtetëror, për shpërdorim të detyrës, për mos deklarim të të ardhurave dhe për pastrim të parave nga krimi. SPAK ia çova dosjen në maj, në korrik i thashë Dumanit, çfarë është bërë. Dumani thotë, zoti Beqiri, iu informoj se SPAK ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake. Ai do japë llogari për këto krime që ka bërë. Masa e dënimit shkon në 15 vite burg”, theksoi ai./kb

Të fundit

Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Një 59-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Vlorë teksa hyri për t’u larë në det. Paraprakisht dyshohet se viktima pësoi...

“Babai im vrau nënën tim”/ Rrëfimi i trishtë i ish-yllit të Napolit

Nga cila jetë duhet të fillojmë për të folur për Andrea Carnevale? Ish-futbollist e tani drejtues, kryeskaut i Udineses (“klub të cilit i jam mirënjohës...

Keni folur me ChatGPT për jetën tuaj? Kujdes, bisedat mund t’i lexojë kushdo në internet!

Keni folur me ChatGPT me zemër të hapur, i keni treguar dyshimet për bashkëshortin, e keni përdorur për të përkëdhelur veten duke e trajtuar...

Berisha gjen arsyen për humbjen/ Na mundën pensionistët, ua bleu votën Rama!

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ish-kryeministri Sali Berisha doli me një tjetër arsye për humbjen në zgjedhjet e 11 majit, duke...

Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime

Prej disa ditësh, Vlora është bërë destinacioni më i fundit i elitës globale. Miliarderi francez Bernard Arnault, një nga figurat më të fuqishme të...

Lajme të tjera

Web TV