Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që jetojnë në Francë dhe janë duhanpirës, duhet të mendohen mirë tani nëse pijnë cigare në plazh ose në parqe, pasi i pret një gjobë e majme që varion nga 130-700 euro.

Sipas The Guardian, ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi një ditë pasi të publikohet në sajtin zyrtar të qeverisë, do të prekë edhe zonat në afërsi të bibolotekave, pishinave dhe shkollave. Njerëzit uk duhet të pinë duhan brenda 10 metrave nga shkollat, pishinat, bibliotekat dhe vendet e tjera ku pirja e duhanit mund të dëmtojë të miturit.

Por, duhani do vazhdohet të pihet në bare dhe restorante, gjithmonë në ambientet e hapura, gjë që ka sjellë zhgënjimin e shumë aktivistëve kundër pirjes së duhanit, të cilët kanë kërkuar që të ndalohet pirja e cigares edhe në ambiente si baret dhe restorantet, por kjo gjë nuk është pranuar.

Ministria e Shëndetësisë në Francë bëri të ditur se së shpejti do të njoftojë tabelën që do të përdoret për të shënuar këto zona ku nuk do lejohet më pirja e cigares. Shkelësit e ligjit mund të përballen me gjoba nga 130 euro deri në 700 euro. Ky vendim i qeverisë është pritur shumë mirë nga pjesa më e madhe e francezëve. m.p.

Të fundit

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të...

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi...

Në pushtet që nga 2021/ Rusia bëhet kombi i parë që njeh qeverinë talebane në Afganistan

Rusia ka njohur zyrtarisht qeverinë e Talibanëve në Afganistan, duke u bërë shteti i parë që e bën këtë që nga marrja e pushtetit...

Si po i ushqejmë turistët?

Nga Fatos Çoçoli Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka sjellë shtimin e prodhimit...

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Më 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e...

Lajme të tjera

Web TV