ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i vendeve të punës për të rinjtë ka rënë ndjeshëm që nga nëntori i vitit 2022, kur u lançua ChatGPT. Sipas një studimi të faqes së kërkimit të punës Adzuna, të cituar nga The Timesvendet vakante për të diplomuarit, praktikat profesionale dhe pozicionet fillestare që nuk kërkojnë diplomë kanë rënë me 31.9%.

Këto role, që më parë përbënin 28.9% të tregut të punës, tani zënë vetëm 25%, duke reflektuar një tkurrje të fortë në hapësirat për hyrje në punë për të rinjtë.

Sektorët më të goditur janë:

Shitja me pakicë, me një rënie prej 78.2%;

IT-ja, me një rënie prej 54.8%;

Kontabiliteti dhe financa, me 50.8% më pak vende pune që nga fundi i vitit 2022.

Kjo rënie lidhet drejtpërdrejt me përhapjen e inteligjencës artificiale, e cila po zëvendëson një pjesë të madhe të punëve të thjeshta. Kompanitë kanë filluar të flasin hapur për përdorimin e AI për të ulur numrin e të punësuarve. Në maj 2023, kompania BT deklaroi se do të zëvendësojë 10,000 vende pune me AI deri në fund të dekadës.

Dario Amodei, CEO i startup-it të inteligjencës artificiale Anthropic, paralajmëroi se deri në 50% e vendeve të punës për punonjësit e zyrave në nivel fillestar mund të zhduken brenda 5 viteve, duke çuar në një rritje të papunësisë me 10 deri në 20%.

Sipas James Neave, kreut të shkencës së të dhënave në Adzuna, përveç sfidave ekonomike, AI është kthyer në një faktor kyç në tkurrjen e tregut për punët e nivelit fillestar. “Nëse mund ta reduktosh punësimin në këtë nivel, kjo rrit efikasitetin dhe kursen kosto”, tha ai.

Lexo edhe :  Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Ndërkohë, rritja e kontributeve të sigurimeve kombëtarepagës minimale kombëtare dhe hyrja në fuqi e Ligjit për të Drejtat e Punës kanë shtuar barrën mbi bizneset dhe i kanë dekurajuar ato të punësojnë në nivelet e ulëta.

Në muajin maj, numri i vendeve për nivelin fillestar ra edhe me 4.2% të tjera, ndërsa tregu më i gjerë i punës u rrit me 0.49% krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 858,465 vende të lira pune. Kjo shënon muajin e tretë radhazi me rritje të përgjithshme të tregut të punës.

Paga mesatare e shpallur u rrit me 9.4% në bazë vjetore, duke shkuar në £42,403, rritja më e madhe që nga mesi i vitit 2022.

Megjithatë, numri i vendeve të lira është më shumë se përgjysmuar në disa sektorë, ndërsa raporti i kërkuesve të punës për çdo vend vakant u rrit në 2.02 nga 1.98 në prill. Po ashtu, koha mesatare për të plotësuar një vend pune ka rënë nga 39.6 ditë në 35.8 ditë./E.T

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV