Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias. Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi. Jo vetëm kaq! Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj. Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së. Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë. Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim. Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!/e.t

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV