Last Updated on 30/06/2025 by adminfjala
Një punonjës ndërtimi ne Berat ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ra nga kati i tretë i një pallati që po ndërtohej.
66- vjeçari Ramadan Hatia mbërriti me shenja jetë në spital, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
“Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi Ramadan Hatia, 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital”, raporton policia.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. m.p.