Meta, telefonatë live nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e papjekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani, foli në MCN mbi hetimet e SPAK, duke u shprehur se nuk ka përdorur kurrë kartë në jetën e tij.

Meta tha se nëse karta është përdorur nga Kryemadhi është e rëndë për një politikane me përvojë.

“Unë s’e di sa karta ka pasur znj.Kryemadhi. Ajo ka pasur shumë pasuri, edhe për shkak të një pallati me nënën e saj. Unë në jetën time kurrë s’kam pasur kartë.

Kartat që pretendon SPAK-u s’kanë lidhje me z.Meta. Vende si Bevery Hills apo Las Vegas, as kam qenë, as kam ndërmend të shkoj. Më pëlqen Prevalla.

Jam i lidhur me natyrën. Nëse janë të vërteta janë të papranueshme dhe të rënda për një politikane me përvojë, që ka qenë e këshilluar nga ana ime, që të jetë e kujdesshme me ligjin. S’kanë asnjë lidhje këto karta me mua, shpërndahen nga gazetaret e SPAK-ut”, tha ai.

Duke folur mbi çështjen e lobimit në SHBA, Meta tha që SPAK-u qëllimisht nuk tregon se kujt ia ka çuar kompania faturat.

“Nuk e sqaron SPAK-u qëllimisht, ia kërkuam edhe në seancën e gjykimit prokurorit të çëshjes, ai pretendon për një kompani që ka pasur kontraktë të ligjshme me LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, ku i ka faturuar një shumë të madhe që s’korrespondon me shumat e depozituara në KQZ nga kjo parti. SPAK-u s’na thotë kujt personi në LSI kjo kompani ia ka çuar këto fatura.

Unë po ta dija s’e kisha lejuar një veprim të tillë. Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, që janë bërë pagesa për llogari të LSI, që s’janë depozituar në KQZ, dhe s’janë miratuar në kryesinë e LSI, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale, dhe ata që i kanë bërë janë edhe ata që mbrohen duke mos na i dhënë të plotë faktet. SPAK-u na flet qëllimisht kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, personit”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Rama paralajmëroi konfiskimin e një pallati, IKMT zbarkon në Vlorë

Meta tha se nuk është penduar për retorikën e përdorur ndaj SPAK-ut, duke u shprehur se madje ajo ka qenë e butë. Presidenti i PL tha që SPAK-u është kthyer në instrument për shkatërrimin e demokracisë.

Meta tha se arrestimi i Veliajt ishte model, ndërsa arrestimi i tij u bë në atë mënyrë, sipas tij “për të trembur shqiptarët”./kb

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV