Kokainë në Zvicër, SPAK çon për gjykim dy shqiptarët e bandës kriminale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim të pandehurit Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji dhe Erjon Locin, të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike pjesë e organizatave kriminale.

Nga hetimet e zhvilluara përgjatë një viti në bashkëpunim me autoritetet zviceriane, është faktuar së Bakalli dhe Loci kanë trafikuar lëndë narkotike të siguruar kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania për tu tregtuar më pas në në rajonin e Kantonit të Solothurn-it, si edhe në vende të tjera përgjatë viteve 2018-2024.

Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji akuzohet për veprat penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”.

Erjon Loci akuzohet për veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I pandehuri Gëzim Bakalli ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15 episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6 episode. m.p.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV