Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar tanimë 59 nga 140 deputetët e rinj, teksa rinumërimi i disa votave po vijon akoma gati 2 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. 8 nga 12 qarqet e vendit kanë përfunduar zyrtarisht procesin pas ankimeve të opozitës deri në Kolëgjin Zgjedhor dhe KQZ u ka dhënë mandatin deputetëve që do e mbajnë atë deri në 2029.

SEANCA E FUNDIT

Deputetët do të mblidhen ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Në urdhrin e lëshuar nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, bëhet me dije se në rendin e ditës do të diskutohet për disa çështje, përfshirë projektligjin për investimet e huaja dhe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”, i ndryshuar.

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

7. Projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

8. Projektligji “Për markat tregtare”.

Lexo edhe :  Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e pensioneve me Letoninë

9. Projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

11. Projektligji “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./e.t

Të fundit

Kontroll ‘blic’ në të gjitha burgjet, hapen edhe kartelat e takimeve

Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet. Inspektimi është kryer gjatë mbrëmjes dhe herët në mëngjes, bëjnë me dije burimet...

Mandatet/ Gjykata Kushtetuese riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve

Një vendim i shpallur nga Gjykata Kushtetuese në muajin maj, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e e plotë e tij më...

Spiunët – luftëtarët e padukshëm të Luftës së Ftohtë

Gjatë dekadave të përplasjes ideologjike mes Lindjes dhe Perëndimit, spiunët u kthyen në protagonistët më të heshtur, por më të rëndësishëm të betejës globale...

“Shqipëria në BE”/ Marta Kos: Objektivi, mbyllja e negociatave deri në 2027

Bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po përparojnë me një ritëm të paprecedentë, duke shënuar një nga momentet më optimiste në rrugëtimin...

Analiza/ Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

Zjarre të mëdha përfshinë këtë muaj disa vende mesdhetare, duke i detyruar mijëra banorë në Katalonjë të Spanjës të izolohen dhe duke rrezikuar qytetin...

Lajme të tjera

Web TV