Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në 8 nëntor 2024 kur u ul në 2.75 për qind.

Zakonisht, ulja e normës bazë reflektohet së pari te yield-et e bonove të thesarit të qeverisë shqiptare. Bonot e thesarit dhe veçanërisht ato 12-mujore përdoren si tregues referues për kreditë me norma të ndryshueshme interesi. Ulja e normës bazë dhe e yield-eve reflektohet kështu automatikisht në interesat e kredive ekzistuese, përveçse në interesat që bankat ofrojnë për kreditë e reja.

Banka e Shqipërisë ka shprehur shqetësim për rritjen e shpejtë të kredisë, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme. Për të balancuar efektin e normave relativisht të ulëta dhe në rënie të interesit, në mesin e këtij viti Banka e Shqipërisë vendosi për herë të parë një shtesë kundërciklike mbi raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Çfarë sjell ulja e normës bazë të interesit?

Kur banka qendrore ul normën bazë të interesit, bëhet më e lirë për bankat tregtare të marrin hua. Si pasojë, edhe kreditë për qytetarët dhe bizneset bëhen më të lira, duke nxitur konsum dhe investime. Kjo rrit kërkesën në ekonomi dhe mund të ndihmojë në rritjen ekonomike. Gjithashtu, kursimet bëhen më pak të leverdishme, ndaj njerëzit janë të prirur të shpenzojnë më shumë. Megjithatë, nëse ulet shumë ose për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë inflacion. Ky është një mjet tipik i politikës monetare për të stimuluar ekonominë./e.

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa paraqitetet në SPAK (vijon)

Ndre Mjeda, fjala si besim, poezia si atdhe

1 gusht 1937 – Vdekja e klerikut poet Nga Leonard Veizi Në agun e zymtë të shekullit XIX, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur në prangat...

TMERR në Vaun e Dejës, i moshuari gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës, ku një persona ka humbur jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në...

Meloni në telashe, Gjykata Europiane rrëzon qeverinë italiane për emigrantët në Shqipër

Gjykata Europiane e Drejtësisë (GJED) ka rrëzuar qeverinë italiane dhe i ka dhënë të drejtë padisë kundër procedurës së kufirit në qendrat e pritjes...

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur të premten se Kosova do ta heqë tarifën doganore ekzistuese prej 10 për...

Lajme të tjera

Web TV