Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një verë ku temperaturat kapin rekorde dhe reshjet janë minimale, qytetarët e Elbasanit dhe bashkive përreth do të përballen me një tjetër ‘valë të nxehtë’, këtë herë në faturat e ujit.

Nga 1 gushti, çmimi për metër kub do të rritet ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe të dekadës për këtë shërbim bazë.  Qytetarët e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit do të paguajnë 60 lekë për metër kub ujë, nga 40 deri në 48 lekë që paguanin më parë.

Po të njëjtën tarifë do të aplikojnë edhe bashkitë e Gramshit, Cërrikut dhe Belshit, ku rritja arrin deri në 87 për qind në rastin e Gramshit.

“Kërkesa e shoqërisë Rajonale UK Elbasan sh.a, për vendosjen e nivelit të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura është në përputhje me përcaktimet dhe procedurën e parashikuar në Vendimin e KKRR nr. 539, datë 30.12.2021, i ndryshuar.”

Por rritja e tarifës vjen në një moment kur qytetarët vazhdojnë të ankohen për furnizim të pakët, ndërprerje të shpeshta dhe matës të munguar në shumë zona. Vetë ERRU i ka kërkuar UK Elbasan që të përshpejtojë instalimin e matësve dhe të përmirësojë sistemin e matjes në burim.

“T’i kushtohet vëmendja e duhur për përmbylljen sa më parë instalimit të matësve në prodhim dhe atyre familjarë të parashikuar, për të gjithë klientët në zonën e shërbimit në mënyrë që të arrijë objektivin e vendosur nga ERRU për treguesin e nivelit të matjes dhe uljen e humbjeve; Të kryejë vlerësimin e “Ujit të Prodhuar” bazuar në regjistrimet ditore të prodhimit, në çdo pikë ku ai përftohet me dhe pa ujëmatës.”
Në një kohë me inflacion të lartë dhe kosto jetese në rritje, tarifat e reja pritet të rëndojnë ndjeshëm mbi buxhetin familjar. Një familje me konsum mesatar prej 15 m³ në muaj, do të paguajë nga 600 deri në 900 lekë më shumë çdo muaj, krahasuar me tarifën aktuale”/e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV