Taulant Balla për prodhimet ‘Made in Albania’: Nuk mjafton të jesh patriot në stadium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, reagoi sot në Kuvend edhe ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.

Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.

“Gënjyet kur thatë që shalqiri është 10 lekë. Në momentin që flasim bashkë, grumbullohet me 17 lekë dhe nëse keni fermerë, mund t’i drejtoni në pikat e grumbullimit”, u shpreh Balla. Ai theksoi se prodhuesit shqiptarë po përballen me konkurrencën rajonale dhe është e zakonshme që çmimi të ulet në fazat e mëvonshme të sezonit, kur edhe vendet e tjera të rajonit nxjerrin prodhimin e tyre.

“Çmimi fillon i lartë në ditët e para, kur jemi të parët në treg, dhe pastaj zbritet kur edhe rajoni del në prodhim. Por bilanci përfundimtar i fermerit fillon që me çmimin e parë”, u shpreh ligjvënësi socialist.

Balla nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendas: “Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fermerin, koleg Baçi, është të promovojmë sa të kemi mundësi prodhimet vendase dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë mallra ‘Made in Albania’. Nuk mjafton të jesh patriot apo atdhetar duke brohoritur ‘Fitore, Shqipëria!’ në stadium, por të tregohesh patriot duke konsumuar mallra të prodhuara në Shqipëri”, deklaroi Balla.

Në përfundim të replikës, ministri theksoi: “Asnjë kokërr shalqiri nuk ngelet pa shitur”, duke shtuar se çmimi ndjek një trajektore natyrale që përputhet me ligjin e tregut – fillon më lart dhe ulet me kalimin e sezonit”. m.p.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV