Braçe: Carlo Bollino sulmohet sepse është kontributori kryesor për median shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezantimi i Strategjisë Kombëtare kundër Dezinformimit në seancën plenare të Kuvendit, u përdor nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka për të sulmuar botuesin Carlo Bollino. Socialisti Erion Braçe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit në punën e Komisionit të Posaçëm, mes tyre edhe gazetarë dhe botues të njohur, një prej tyre edhe Carlo Bollino.

Por, menjëherë pas këtij falënderimi, Flamur Noka përdori foltoren e Kuvendit për të sulmuar kështu Bollinon dhe grupin mediatik të cilin ai drejton, Report Tv dhe Shqiptarja.com.

“Kur një komision që ngrihet kundër dezinformimit falënderon publikisht Carlon që është shembulli i një medie që vetëm dezinformon tregon qartësisht se qëllimi i këtij komisioni ka qenë që të kthejë çdo media me format e dhunës apo të presionit, çdo portal t’i shndërrojë me media ‘vari Carlon’. Ky ka qenë qëllimi i këtij komisioni”, sulmoi Noka.

Socialistët u distancuan nga sulmi i Nokës. Braçe, theksoi se botuesi Carlo Bollino nga 1991 është një ndër kontributorët kryesorë për të ndërtuar median në këtë vend dhe për këtë arsye sulmohet.

“Fyerja nuk duhet të ketë liri. Carlo Bollino që nga 1991 deri më sot, është ndër kontributorët kryesorë për të ndërtuar median në këtë vend. Carlo Bollino për këtë arsye është një ndër gazetarët e huaj dhe vendas më të sulmuar që nga 1991 në këtë vend. Ne politikanët duhet të mësojmë të përmbajmë veten dhe mos të përdorim Kuvendin për të sulmuar cilindo tjetër që mendon ndryshe nga ne, dhe informon në mënyrën e tij dhe përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha Braçe.

Niko Peleshi në emër të të gjithë grupit socialist u distancua nga ato që u thanë në Kuvend për botuesin Bollino, duke theksuar se kjo gjuhë nuk i shkon një deputeti.

Lexo edhe :  Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

“Distancim procedural të Grupit Parlamentar të PS nga gjithçka që u tha këtu që, në gjykimin tonë, nuk i shkon një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Mirëpo, për fat të keq, kur dalim nga ky parlament, për qytetarët jemi deputetë dhe jo gjithmonë në ndarje mes opozitës dhe mazhorancës. Te performanca dhe kalimi i kufijve të etikës parlamentare, me sharje, baltë, akuza e fjalor të papërshtatshëm, duam apo nuk duam ne të mazhorancës, në fund përgjegjësinë e mbajmë edhe ne mbi supe”, tha Peleshi. m.p.

Të fundit

Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre,...

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Lajme të tjera

Web TV