Shqipëria pa masa për të nxehtin! Punëtorët, në detyrë në mes të vapës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, autoritetet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë për të përballuar valën përvëluese të të nxehtit që ka mbërthyer vendin, ndryshe nga sa po ndodh në Evropë.

Në pamundësi për të qenë në ambiente të freskëta gjatë orareve të pikut të të nxehtit, shumë gjejnë zgjidhje me sa munden.

Ky efektiv i policisë rrugore në Tiranë, është një nga shumë të tjerë, që është i detyruar të punojë në ambient të hapur, shi apo vapë qoftë. Temperaturat që shënojnë mbi 40 gradë celcius, përpiqet t’i përballojë duke qëndruar sadopak nën hijen e pemës.

Urdhri për ta ndërprerë punën në kushte të tilla mungon, por ndryshe nga ditët e tjera, në terren në intervalin e konsideruar si kulmi i të nxehtit, mes orës12:30 deri në orën 16:00, mungesa e efektivëve të trafikut është e dukshme.

“Me një vendim te këshillit te ministrave mund te marrin masa te menjëhershme qe me pas bëhen edhe te detyrueshme për punëdhënësit. Mund te përdoren masa ku punonjësve u ndalohet te punojnë për një orar te caktuar, në orarin e pikur te të nxehtit. Ka profesione se mund te punohen nga shtëpia dhe te ketë më shumë kontrolle nga inspektorati i punës”,- shprehet Gertjana Hasalla nga Qendra për të Drejtat në Punë.

Të tjerë, veçanërisht punëtorët e ndërtimit që përveç punës së rëndë, i duhet të përballojnë vapën, i gjen në kantiere edhe pse ora shënon 14.00.

“Gjatë kësaj periudhe janë marrë shumë masa pezullimi në drejtim të marrëdhënieve te punës ashtu edhe për sigurinë e kushteve të shëndetit në punë. Sidomos ne sektorin e ndërtimit. Pa u plotësuar kushtet asnjë punëdhënës nuk ka rifilluar punën. Pasi ka pas rikontrolle, edhe pastaj kur ka plotësuar masat kane nisur serish punën”,- shprehet Eda Beqiri, Përgjegjëse për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, nga Inspektoriati i Punës.

Lexo edhe :  E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Pastrueset e rrugëve apo shpërndarësit e porosive me motomjete janë të detyruar të vazhdojnë punën, pavarësisht të nxehtit përvëlues.

Edhe në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë, u rekomandoi institucioneve të kujdesen për punëtorët dhe grupet më të ndjeshme gjatë valës së të nxehtit që pritet të zgjasë deri më 10 korrik: pushime të shpeshta, apo punën nga shtëpia. m.p.

Të fundit

Bullgarët, skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë

Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve...

Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin për konfliktin...

VIDEO/ Alarm për zjarr në avionin e Ryanair, 18 të plagosur gjatë evakuimit në Majorka

Të paktën 18 persona u plagosën në aeroportin e Palmës në Majorka të Spanjës gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë

Një 65-vjeçar dhe i biri i tij, janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre si laborator për prodhimin...

Nga “shpërthimi” në rrjetet sociale te mandati/ Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit,...

Lajme të tjera

Web TV