Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës?/ Zbardhen detaje nga takimi në selinë rozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë.

Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktualë të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj. Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe pune në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV