Botërori i Klubeve, sot nis faza çerekfinale. Al Hilal përballë Fluminense

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot e gjithë vëmendja kthehet te çerekfinalet e Kupës së Botës, aty ku dy ekipet që bënë surprizën këtë sezon Al Hilal dhe Fluminense do të përballen me njëra-tjetrën për një biletë më tej.

Kushdo që priste Interin dhe Manchester City në këtë çerekfinale, u zhgënjyen. Zikaltërit u mundën 2-0 nga brazilianët Fluminense, ndërsa “Qytetarët” u mposhtën 4-3 në kohën shtesë nga Al-Hilal i Simone Inzaghi.

Tani arabët ëndërrojnë gjysmëfinalet. Në letër janë ata favoritë në këtë sfidë mirëpo përballë veteranit Thiago Silva do të jetë e vështirë. Fluminense po garon për një gjysmëfinale ëndrrash dhe historike.

Në anën tjetër, tre orë pas mesnate, Chelsea përballet me Palmeiras. Ndërsa të shtunën do të luhen dhe dy takimet e tjera. Bayern që përballet me PSG, ndërsa Real Madrid që sfidon Borussia Dortmund.

Emocionet dhe spektakli është i garantuar në këtë fazë të Kupës së Botës, ku çdo gabim mund t’i kushtojë shumë secilës skuadër.

Çerekfinalja mes Al Hilal dhe Fluminense do të luhet sot në mbrëmje, duke nisur prej ores 21:00./e.t

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV