Gara për 6 shefa komisariatesh, në listën fituese vetëm një grua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur faza përfundimtare për punonjësit e policisë që garuan për 6 vendet vakante për shefa të komisariateve. Fillimisht, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”, të cilët synonin të zinin një nga postet në Komisariatin nr. 2 në Tiranë, Rinas, Himarë, Cërrik, Komisariatin e Kufirit Dibër dhe Komisariatin e Kufirit Sarandë, shkruan A2 CNN.

Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 prej tyre. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 garues, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara. Tashmë, në përfundim të procesit, kufiri minimal kualifikues për të marrë një emërim të mundshëm, duhej të ishte 70 pikë. Në këto kushte, nga 42 garues në total, vetëm 17 prej tyre kaluar pragun prej 70 pikësh.

Listën fituese e kryeson zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Idris Daulle, me 74 pikë. Pasohet nga Përparim Dema, shef aktual në Komisariatin e Rinasit. Kjo është hera e parë që shefi i Komisariatit të Rinasit zgjidhet me garë, pasi gara për këtë post në fund të vitit të kaluar ku u zgjodhën me konkurs të gjithë shefat e rinj nuk u hap.

Në listën fituese nuk mungojnë as emra të tjerë që më herët kanë qenë shefa komisariatesh, si Oltion Agolli e Bledar Rreshka, apo edhe shefi i krimeve në Komisariatin nr. 2, Ermal Kenaçi. Në listë është e vetmja grua që garon për shef komisariati, Edjona Dano, aktualisht Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Dano u kualifikua fituese mes 290 garuesve që synonin në fund të vitit të kaluar për të qenë shefa komisariatesh. Ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Pas shpalljes së pikëve, kandidatët kanë në dispozicion 5 ditë për të ankimuar pikëzimet e marra. Tashmë është në duart e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda që nga 17 garuesit fituar, vetëm 6 prej tyre të emërohen në postin e shefit të komisariatit. m.p.

Të fundit

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Lajme të tjera

Web TV