PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha, që pas ditës së zgjedhjeve kanë pretenduar farsën elektorale, manipulimin apo vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke ndërmarrë edhe një mision ndërkombëtar për nxirjen e Shqipërisë deri në Parlamentin Europian, në Bruksel apo në Strasburg dhe te Asambleja e OSBE-së në Portugali.

Berisha ka pretenduar ‘trenin bullgar’, për të cilin deri tani nuk ka dhënë asnjë provë dhe nuk është zbuluar asnjë e tillë, teksa po shfaq pamje filmike edhe në konferenca me gazetarët, për procesin e numërimit.

KQZ fillimisht dhe më pas KAS e Kolegji Zgjedhor, ia ka rrëzuar shumicën e kërkesave, teksa edhe pranimi i numërimit të pjesshëm për disa qarqe, Tirana dhe Fieri të gjitha dhe Durrësi pjesërisht, më shumë po tregojnë vjedhjen e kandidatëve të PD-së brenda partisë, ndërsa nuk ka pasur ndryshime mandatesh mes subjektesh. Të trija shkallët kanë certifikuar rezultatin e 11 majit në 8 prej qarqeve dhe nga KQZ janë shpërndarë mandatet e deputetëve fitues për partitë garuese. m.p.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV