Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth 23 mijë apartamente me qira ditore.

Ndonëse kjo shifër është gati 40% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nuk janë rritur në të njëjtin nivel. Si rezultat, fitimi mujor për një apartament të listuar ka pësuar rënie.

“Për sa kohë që janë shtuar ndjeshëm, mendoj se në uljen e të ardhurave mesatare ka ndikuar ndryshimi i strukturës së apartamenteve. Mund të jenë regjistruar apartamente me çmime më të ulëta dhe, natyrshëm, çmimi mesatar bie,” shprehet eksperti për turizmin, Besnik Vathi.

Rritja e listimeve të reja është vënë re kryesisht në Tiranë dhe në qytetet bregdetare si Vlora, Saranda, Lezha dhe Durrësi. Ndërkohë, disa qytete të tjera me potencial turistik ende nuk kanë përfituar nga ky zhvillim.

“Nëse në Pogradec apo qytete të tjera nuk vërehet ende një rritje e listimeve me qira ditore, do të thotë që turizmi atje është ende në fillesat e tij. Këto zona duhet të shoqërohen me aktivitete që i bëjnë më atraktive,” shton zoti Vathi.

Sipas të dhënave të Airbnb, pritet që korriku dhe gushti të sjellin kulmin e të ardhurave për apartamentet me qira ditore, duke arritur deri në 1500 euro në muaj, për shkak të kërkesës së lartë gjatë sezonit turistik./kb

 

Të fundit

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed,...

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur...

Diplomati me jaht dhe helikopter në Qytetin e Përjetshëm

Në kohërat e shkuara (dhe pothuaj të harruara) diplomati amerikan personifikohej nga figura si Richard Holbrooke, Lawrence Eagleburger, William Edwin Ryerson apo John Kornblum....

Spitali i Kavajës drejt fundit të punimeve, Koçiu: Investim me standarde të reja shërbimi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e shoqëruar nga Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Njësia Kavajë, Silvana Bala, inspektoi...

Menyja e plazhistit

Ardian Vehbiu Një artikull që më zuri sot syri në Il Messaggero lajmërohej kështu: Vacanze, spiagge vuote e montagne piene – dhe përshkruante pastaj si italianët po preferojnë gjithnjë...

Lajme të tjera

Web TV