Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e partisë në zgjedhjet e fundit, duke akuzuar Berishën për përzgjedhje të kandidatëve të dobët që, sipas saj, janë vendosur për të mbrojtur interesat personale dhe familjare të tij. Sipas Balliut, rinumërimi i votave ishte një farsë që i kushtoi buxhetit publik 2 milionë euro dhe nuk solli asnjë rezultat konkret. Ajo nuk kurseu as kritika ndaj djalit të Fahri Balliu, Klevis Balliut, duke e quajtur “protagonist të zvarritur që lufton si Don Kishoti me imazh dhe i gjuan avionëve prej letre”.

Ajo vuri në dyshim aftësinë dhe integritetin e shumë prej figurave aktuale të PD-së, duke theksuar se mungesa e transparencës dhe përgjegjësisë po i largon qytetarët nga opozita. Ajo përmbylli deklaratën duke theksuar se largimi i Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike është i pashmangshëm, jo vetëm si një detyrim moral pas humbjeve të njëpasnjëshme, por edhe si një nevojë politike për të hapur rrugën e reformimit të vërtetë të opozitës. “Zgjedhjet kanë ndodhur dhe Sali Berisha ishte humbës si herën e kaluar edhe tani. Ishte diçka e pritshme sepse në garë vendosi njerëz të dobët. Këta individë nuk bënë një betejë politike, janë individë që janë vendosur për të ruajtur karriget e Berishës. Shumicës nuk i dihet as arsimi, janë lojtarë të dobët. Djali i Fari Balliut si protagonist i vjetër ka mësuar që majat arrihen duke u lëpirë e duke u zvarritur. Lufton si Don Kishoti me lojtarë imagjinarë dhe i gjuan e avion prej letre.

Djali i Fari Balliut nuk ka asnjë armik. Asnjë lloj analize nuk ka vlerë pa dhënë dorëheqjen Berisha, për aq kohë sa është Berisha analiza është nul. Sali Berisha po rri për të mbrojtur interesat e fëmijëve të vet dhe deputetë që janë pas tij janë për interesat e veta. Këta janë individë të katapultuar që kanë marrë benefite nga Sali Berisha për vite me radhë. Nëse e ngrenë zërin ndaj Berishës e dinë që janë të humbur. Rinumërimi, Berisha e pa vetë disfatën që mori, dhe i kushtoi popullit 2 milionë euro. Sali Berisha e ka të detyrueshme qoftë moralisht qoftë ligjërisht që të japë dorëheqjen. I mëshojnë pretendimit që janë vjedhur votat, por ku janë faktet?! Berisha e dinte që do humbte, nuk mendoi fare për popullin, por për interesin e vet dhe të fëmijëve të tij, sepse tani është edhe dosja ‘Partizani’ në lojë. Tek PD nuk pamë asnjë njeri të ri, por pamë të gjithë fëmijët e njerëzve që iu detyroheshin diçka Sali Berishës. Hoqëm një Enver, kemi një Enver tjetër tani, Sali Berishën”, deklaroi Alesia Balliu, e cila kandidoi për deputet më 11 maj, por nuk fitoi dot./kb

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV