Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin nga Vora në urën e Dajlanit.

Paralelisht me këtë segement, aktualisht është duke u punuar për zgjerimin e autostradës në 5 km e parë, që nisin pak pasi kalon kthesën e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit. Referuar dokumenteve zyrtare punimet në këtë segment parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës, çka do të thotë se do të mbyllen në pranverë të vitit 2026.

Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se synimi është që ato të përfundojnë përpara afatit e më konkretisht në dhjetor të këtij viti. Kosto totale për ndërhyrjen në 5 km e parë arrin në 3.44 mld lekë apo rreth 34.4 mln euro, me TVSH. Pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h. Sipas projektit, autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Ndërkaq, plani është që zgjerimi të vijojë edhe pas mbikalimit të Rinasit, që konsiderohet si faza e tretë e zgjerimit të autostradës. Edhe për këtë segment, Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me një fond limit në dispozicion prej 2.5 mld lekë. Detajet mbi gjatësinë e rrugës që do t’i nënshtrohen punimeve dhe kohëzgjatjen e tyre nuk janë ende publike.

Ndërhyrja në këtë aks rrugor synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta. Kjo jo vetëm për qytetarët, por edhe për binzeset që operojnë përgjatë saj. /e.t

Të fundit

Zgjedhjet lokale, opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe

Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin...

Milani me shqiptarin Jashari do luajë 3-4-3, zbulohet formacioni i sezonit të ri

Milan po përgatitet për një sezon të ri ambicioz në 2025/26, me një formacion të mbushur me yje dhe përforcime të bujshme. Sipas raportimeve të...

Kush është shefi i Forcave izraelite që kundërshton planin për të pushtuar Gazën?

Muaji i mjaltit midis Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Izraelit, Gjeneral Eyal Zamir, dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili shkurtin...

Reagimi nga SHBA: Kosova nuk është partner i besueshëm

“Kosova po humb mundësi si pasoje e ngërçit politik në vend.” Ky është qëndrimi i të ngarkuarës me punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë,...

Ledri Vula tërheq vëmendjen e aktores turke në Sunny Hill/Reperi i përgjigjet në turqisht

Sunny Hill Festival përmbylli me sukses edicionin e sivjetmë, duke sjellë në skenë emra të njohur dhe performanca të paharrueshme për një publik të...

Lajme të tjera

Web TV