Ulsi Manja ka gati emrat e zyrtarëve në burgun e Drenovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Telefoni që iu gjet Laert Haxhiut në qeli u “hëngri kokën” zyrtarëve të lartë të burgut të Drenovës. Një ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vendosi të shkarkonte nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës, Fatjon Fashon dhe shefin e Policisë së këtij burgu, Sokol Kacolin.

Pas këtij vendimi, burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxhën konfirmojnë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka vendosur për emrat e rinj të cilët do të vendosen në këto poste.

Mësohet se drejtor i burgut të Drenovës do të jetë Lorent Nako, ndërkohë që shefi i Policisë në këtë burg është emëruar Artan Kocibelli.

Kujtojmë se disa ditë më parë gardianët i gjetën telefon në qeli Laert Haxhiut. Burime për mediat konfirmuan më pas se telefoni i cili iu gjet Haxhiut u soll në kryeqytet pranë laboratorit të SPAK.

Ky telefon i të “fortit të Lushnjës” u hëngri dhe “kokën” dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, drejtorit Fatjon Fashon dhe shefit të Policisë së këtij burgu, Sokol Kacolin.

Laert Haxhiu u ekstradua më 3 Korrik të vitit të kaluar nga Greqia një vit pasi ishte arrestuar në shtetin fqinj për ngjarje kriminale.

Haxhiu, kundërshtar i ish-kreut të bandës së Lushnjës Aldo Bare, u dënua përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Bares, dhe Jurgen Hoxha.

Ata u qëlluan me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht.

Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi. m.p.

Të fundit

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila...

Lajme të tjera

Web TV