6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se 95% e vatrës është tashmë e shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet nga gazra dhe avuj që vijnë si rezultat i materialeve të djegura dhe ujit të përdorur gjatë ndërhyrjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, në vendngjarje ka qenë i pranishëm kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, si dhe drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara. Llatja e cilësoi situatën si një “betejë të përbashkët” dhe theksoi përfshirjen maksimale të strukturave lokale dhe qendrore.

“Është dita e gjashtë e kësaj lufte që po bëjmë së bashku – me zjarrfikësit vendas e kombëtarë, emergjencat civile, forcat e ushtrisë dhe kompanitë private. Është bërë një punë kolosale dhe sot kemi situatën në kontroll,” tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se vatra fillestare është izoluar plotësisht dhe se operacioni pritet të zgjasë edhe për dy ditë të tjera, për të eliminuar çdo rrezik të mbetur: “Nuk ka më përhapje të flakëve, vetëm gazra e avuj si pasojë e ujit të përdorur për shuarjen. Jemi në fazën përfundimtare të menaxhimit të zjarrit.”

Llatja falënderoi të gjitha forcat e angazhuara në operacion, duke përfshirë edhe zjarrfikësit nga qarqet Fier, Berat, Kamëz e Tiranë, të mobilizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrfikësve. Ai bëri thirrje për kujdes dhe përgjegjshmëri nga qytetarët, duke apeluar për shmangien e çdo forme zjarri të qëllimshëm apo të pakujdesshëm, sidomos për qëllime bujqësore.

“Edhe një zjarr i vogël mund të kthehet në katastrofë. Kërkoj ndjesë për ndotjen dhe tymin që ka prekur qytetarët këto ditë. Jemi angazhuar pa orare dhe do të qëndrojmë në terren deri në përfundimin e plotë të këtij operacioni,” theksoi ai.

Lexo edhe :  Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Nga ana tjetër, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, e cilësoi ndërhyrjen si një ndër operacionet më sfiduese të dekadës. Ai tha se përballja me mbetje plastike dhe substanca të tjera ndotëse e ka bërë zjarrin të vështirë për t’u shuar.

“Ky ishte një zjarr mbytës, i përbërë nga shumë materiale të rrezikshme. U desh përdorimi i qindra kilogramëve shkumë dhe tonelata inerte për ta mbajtur nën kontroll,” deklaroi Cara.

Ai siguroi se situata është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe çdo vatër e re do të përballet me ndërhyrje të menjëhershme. Cara u bëri thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë për çdo zjarr të ri dhe, kur është e mundur, të ndihmojnë në shuarjen e tij.

“Çdo zjarr nis i vogël dhe, nëse nuk ndërhyhet në kohë, përhapet shpejt. Ndaj reagimi i menjëhershëm është jetik,” përfundoi drejtori i zjarrfikësve. m.p.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV