Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e procesit gjyqësor të stisur ndaj tij, që sipas Malltezit është e diktuar politikisht nga Edi Rama.
Në një intervistë për një emision televziiv, e para pas 20 muajsh izolim në shtëpi, Malltezi ka bërë publike shkakun e vërtetë të nisjes së hetimit ndaj tij.
Me detaje, Malltezi tregoi momentin e arrestimit të tij në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ deri në shoqërimin e tij në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga persona të paidentifikuar dhe pa asnjë dokument që mund të tregonte arsyen e vërtetë të shoqërimit të tij.
‘Ishte një gjë e stisur, mesa duket nga Edi Rama dhe personazhet prej tij. Donin të tmerronin opozitarët. Më erdhën 3-4 persona, nuk më treguan asnjë dokument. Më qeshën, më thanë do vish me ne.U thashë, prezantohuni e tregoni dokument e më thanë jo. Ndërkohë po flisja me tim shoqe, i thashë se po më thonë të shkoj me ta erdhën si banditë, më morën celularët. Unë lusja qytetarët, ky është rrëmbim personi e më filmoni. Qytetarët ishin të frikësuar.
Më morën me makinë private, u kërkoja dokument, se është rrëmbim personi. S’guxonin të flisnin e më morën telefonin, më çuan në Drejtorinë e Policisë. Donin të më merrnin në pyetje e u thashë me çfarë tagri. Ishte një situatë tragjikomike. Urdhri politik merrte nota të shpërdorimit të detyrës e injorimit të ligjit’./ET