Propozimi i pesëve sheikëve të Hebronit që ka tronditur Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pesë sheikët e Hebronit propozojnë “Emiratin e Bregut Perëndimor” dhe shprehen të gatshëm ta njohin Izraelin

Një deklaratë e pazakontë nga pesë sheikë të fuqishëm tribalë në qytetin e Hebronit, në jug të Bregut Perëndimor, ka shkaktuar reagime të forta në territoret palestineze të pushtuara.

Në një letër drejtuar autoriteteve izraelite, ata hedhin poshtë idenë e një shteti palestinez dhe propozojnë krijimin e një “Emirati lokal” që do të bashkëjetonte me Izraelin dhe do të bëhej pjesë e marrëveshjeve të Abrahamit.

Letra, e zbuluar nga Wall Street Journal dhe më pas e raportuar nga portali izraelit Ynet, u është drejtuar ministrit izraelit të Ekonomisë, Nir Barkat. Nënshkruesit mes tyre Wadi al-Jaabari pretendojnë se përfaqësojnë rreth 600 mijë banorë të Bregut Perëndimor dhe shprehen se janë të gatshëm të njohin Izraelin, në këmbim të njohjes së tyre si përfaqësues legjitimë të komuniteteve lokale.

Në deklaratë, ata propozojnë krijimin e një zone industriale të përbashkët izraelito-palestineze, shpallin “tolerancë zero” ndaj terrorizmit dhe e konsiderojnë të pamundur krijimin e një shteti palestinez pas ngjarjeve të 7 tetorit 2023. “Izraeli nuk do ta pranojë kurrë një shtet palestinez, as pas një mijë vitesh,” citohet Jaabari.

Sheikët kritikojnë ashpër Organizatën për Çlirimin e Palestinës (OÇP) dhe Hamasin, duke i akuzuar për korrupsion dhe përfaqësim të dështuar. “Vetëm ne mund të vendosim për fatin tonë,” shkruajnë ata, duke shtuar se OÇP-ja dhe Hamasi nuk i përfaqësojnë më qytetarët palestinezë.

Reagimet nga komuniteti palestinez kanë qenë të menjëhershme. Familja e madhe Jaabari, e përmendur në letër, është distancuar zyrtarisht nga kjo nismë, duke deklaruar: “Këto qëndrime nuk na përfaqësojnë. Ne jemi pjesë e pandashme e shoqërisë palestineze.” Disa kritikë i kanë cilësuar nismëtarët si “tradhtarë” dhe i akuzojnë për bashkëpunim me autoritetet izraelite për interesa personale.

Lexo edhe :  Rastet e fruthit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë në 33 vite

Ndërkohë, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, janë në dijeni të nismës, por deri më tani kanë mbajtur një qëndrim të rezervuar, për shkak të ndjeshmërisë politike që çështja paraqet./e.t

Të fundit

Befasi në Madrid, Vinicius del në shitje! Zbulohet shifra që kërkon Perez

Nëse deri para Kupës së Botës për Klube, kishte dyshime për të ardhmen e Vinicius Junior te Real Madrid,...

Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë… taksat

Gjermania dhe Irlanda konsiderohen dy ekonomitë më të ekspozuara të BE-së ndaj tarifave të larta të SHBA-së. Kur presidenti i SHBA-së Donald Trump vendosi...

UNESCO vlerëson progresin e Shqipërisë në ruajtjen e Trashëgimisë Botërore

Në Sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, delegacioni shqiptar paraqiti arritjet e rëndësishme në menaxhimin dhe mbrojtjen e katër pasurive...

Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Hapen aplikimet për Paketën e Maleve.Të gjithë të interesuarit për të investuar në tokën e tyre mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit...

Gara tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Në një veprim që përshkallëzon ndjeshëm luftën tregtare ndërkombëtare, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të shtunën vendosjen e tarifave prej 30% për të...

Lajme të tjera

Web TV