Një video virale nga Met Gala 2026 me Blake Lively ka ndezur debat në rrjet, me përdoruesit që ndahen mes atyre që e konsiderojnë sjelljen e saj “arrogante” dhe të tjerëve që besojnë se gjithçka ishte thjesht pjesë e ngarkesës emocionale të natës më të madhe të modës.
Aktorja u shfaq në tapetin ikonik të e veshur me një fustan spektakolar nga Atelier Versace. Look-u i saj u kompletua me një çantë unike, e zbukuruar me vizatime të realizuara nga fëmijët e saj, duke i dhënë paraqitjes një prekje më personale dhe emocionale.
Por vëmendjen më të madhe nuk e mori vetëm fustani.
Në një video që po qarkullon masivisht në Instagram dhe TikTok, Blake Lively shihet duke ndaluar në shkallët e muzeut për të korrigjuar mënyrën se si ekipi i saj po mbante fundin voluminoz të fustanit. Mes tyre ishte edhe kushëriri i saj, William McAlpin. Aktorja u kërkoi disa herë që ta mbanin më mirë fustanin, në mënyrë që ai të binte perfekt gjatë pozave për fotografët.
Momenti mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin me komente. Disa përdorues e cilësuan si të pasjellshme, ndërsa të tjerë nxituan ta mbronin.
“Nuk kuptoj pse po dramatizohet kaq shumë. Ajo thjesht po u jepte udhëzime njerëzve që janë aty pikërisht për këtë punë”, shkroi një fans, ndërsa të tjerë pyetën: “Pse po flet me atë ton?”
Paraqitja e Blake në Met Gala këtë vit kishte edhe një simbolikë të fortë personale. Eventi shënoi një nga daljet e saj më të komentuara pas periudhës së tensionuar ligjore aktorin e “It Ends With Us”, Justin Baldoni.
Në intervistat e mbrëmjes, aktorja foli për ndryshimet që ka kaluar ndër vite, duke thënë se çdo Met Gala përfaqëson një version tjetër të vetes.
“Është një nder të jem këtu si gruaja që jam sot, me të gjitha eksperiencat që kam jetuar,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë edhe video të tjera ku Blake shihet duke u ngjitur vetëm në shkallët e muzeut dhe duke pozuar përballë fotografëve, ndërsa shumë përdorues pretendojnë se këtë herë vëmendja ndaj saj ishte më e vakët se zakonisht./mxh
