Boshatiset sheshi në qendër të Thethit, IMT heq 10 kabinat e të kërkuarit Prek Kodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuajse 24 orë pas nisjes se aksionet të IMT, sheshi pranë kishës simbol të qendrës së Thethit, është i tëri i boshatisur. 10 kabinat që ishin të vendosura në këtë shesh në afërsi të Kishës, janë hequr nga IMT dhe Policia Bashkiake, siç shihen edhe në këto pamje që sjell Report Tv.

Aksioni për të ‘shëruar’ Thethin, siç u quajt edhe nga kryeministri Edi Rama, nisi prej ditës së djeshme, pasi kabinat u denoncuan nga Rama si ndërtim pa leje, çka çoi edhe në një përplasje verbale mes tij dhe Prokurorisë së Shkodrës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme kanë mbërritur edhe grupet e punonjësve të Bashkisë Shkodër për pastrimin dhe sistemimin e plotë të sheshit, i cili do të jetë në funksion të publikut, ngjitur me kishën shekullore, simbol i fshatit dhe destinacion i mijëra turistëve në çdo stinë.

Një ditë më parë, janë ekzekutuar vendimet e prishjeve për 4 objekte në qendër të Thethit, ndërkohë që burime nga IKMT sqarojnë se janë 40 vendime të cilat do të ekzekutohen.

Report Tv mësoi ekskluzivisht se ndërtuesi i 10 kabinave që sollën regaimin e ashpër të kryeministrit Rama ishte Prek Kodra, një personazh që në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, rezulton se kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur në Prishtinë. Ai është shpallur në kërkim për dy nga dosjet më të bujshme të SPAK, njëra si pjesëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës në Elbasan që e përfshiu në atentatin ndaj Ardian Çapjas. Masa e dytë për Kodrën në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në akuzë për disa ngjarje kriminale.

Lexo edhe :  Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

10 kabinat e vendosura në zemër të Thethit kryeministri Rama i denoncoi si ndërtim pa leje, ndërsa akuzoi Prokuroren Elsa Gjeli se nuk nisi hetim edhe pse Policia e Shtetit i referoi materialet.

IMT zbriti në terren për shembjen, por kjo situatë solli edhe një reagim nga Prokuroria e Shkodrës. Kjo e fundit tha se vendimi i Elsa Gjelit është bazuar në ligj, pasi strukturat janë referuar nga policia si kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura jo mbi bazamente betoni por në rrasa guri të prera. Si të tilla – thekson prokuroria – nuk kërkohet pajisje me leje ndërtimi./e.t

Të fundit

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport"...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

“Fundërrinë e pështirë, erdhi në Shqipëri pa dhëmbë!” Murrizi shfryn ndaj Yuri Kim

Ish-deputeti dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e 11 Majit, Myslim Murrizi ka “shpërthyer” së fundmi ndaj ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e...

Lajme të tjera

Web TV