Last Updated on 08/07/2025 by adminfjala
Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.
Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori dha dakordësinë për lirimin.
Kujtojmë se Salianji u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.
Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht dhe e kanë quajtur të padrejtë vendimin./e.t