BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit 2026, përfshirë përcaktimin e kursit të këmbimit prej valutës bullgare lev në valutën euro.

Bullgaria do t’i bashkohet Eurozonës në fillim të vitit 2026 me një kurs këmbimi 1 euro për 1.95583 lev. Sofja tani i ka më pak se gjashtë muaj për t’u përgatitur për tranzicionin teknik.

Ministrat e Financave të vendeve të BE-së kanë dhënë muajin e kaluar mbështetjen formale që Bullgaria t’i bashkohet Eurozonës, marrë parasysh vlerësimet pozitive të Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Vendimi është mbështetur edhe nga liderët e BE-së në një samit të mbajtur në Bruksel më 26 qershor.

Bullgaria ka bërë përpjekje që të kalojë nga valuta lev në euro, prej kur i është bashkuar bllokut evropian më 2007.

Mirëpo pas një pritjeje të gjatë, shumë shtetas të Bullgarisë e kanë humbur entuziazmin fillestar, dhe tani shkalla e skepticizmit për euron shkon në 50 për qind, sipas një sondazhi të kryer nga Eurobarometri në maj.

Disa bullgarë shqetësohen se ndërrimi i valutës do t’i rrisë çmimet.

Anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë shënon zgjerimin e këtij grupi për herë të parë pas tre vjetësh, pasi Kroacia ka qenë e fundit që i është bashkuar atij në fillim të vitit 2023. m.p.

Të fundit

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të...

Prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift...

“Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga intervista e këtij të...

Lajme të tjera

Web TV