Kandidati demokrat: “Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aulon Kalaja, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit” theksoi se do të shkojë në SPAK për të kërkuar të drejtën e tij dhe për të mësuar se sa vota mori realisht në zgjedhjet e 11 majit.

“Disa na kanë akuzuar neve që kemi kërkuar rinumërimin se po legjitimonim Edi Ramën në farsën zgjedhore; ata të Ramës na thanë që neve po shtyjmë tabelën përfundimtare… Por, neve i kemi bërë një të mirë vendit me rinumërimin sepse ky rinumërim ndërroi një mandat në Fier”, tha Kalaja.

“KAS-i nuk mund të përcaktojë se ku kemi të bëjmë me gabime njerëzore dhe ku me krim zgjedhor. Unë kam marrë përsipër që të shkoj në SPAK dhe të bëj dy kallëzime penale sepse nuk kam rrugë tjetër. Kallëzimi i parë do të jetë për hapjen e kutive. Nga rinumërimi kemi diskordancë dhe do i kërkoj që të sqarojë nëse ishte gabim njerëzor apo krim zgjedhor. Po ashtu, do i referoj SPAK-ut çështjen e KAS-it, që ka shpërdoruar detyrën se nuk hapi kutitë e tjera. Kur po shikoj që e vërteta ime nuk do të dalë në dritë nga KAS-i, nuk kam rrugë tjetër. Unë nuk e di ende se sa vota kam. Si mundet që disa njerëz të ngrihen e të thonë që unë nuk do e marr vesh se sa vota kam realisht? Unë do të ezauroj të gjitha rrugët. Do të shkoj në SPAK për të kërkuar të drejtën time. U vërtetua që ka numërues që kanë futur duart në votat e qytetarëve. U vërtetua që mua më janë vjedhur vota, ndërsa ka pasur kandidatë që janë rritur artificialisht me vota, si nga PS dhe si nga PD. Hajduti mbetet hajdut, si i kuq, si blu…”, shtoi Aulon Kalaja. m.p.

Të fundit

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

Lajme të tjera

Web TV