Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”.

Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e mbrojti këtë kompani, duke thënë se ka paguar taksa dhe sigurimet e punonjësve.

“Një përgjigjie për të gjithë ata që janë “tredhur” nga miliona eurot e Bankers Petrol që ju dha “kanadezëve” të Amerikës, pastaj kaloi tek kinezët shqiptarë.

Një kompani që prej 21 vitesh, pra nga viti 2004, ka përfituar 12-15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi.

Kush dërdëllis apo bëlbëzon ndryshe, të nxjerrë nga Drejtoria e Tatimeve dokumentat për 21 vjet, sa titim fitimi ka paguar.

Renta, taksat lokale apo sigurimet shoqërore janë tjetër gjë mor debil dhe kokrra hajdutësh, ndërsa tatim fitimi është tjetër gjë.

Do habiteni kur të zbardhet dosja e plotë e do shihni ish-ministri, deputetë e ish-deputetë të PS e PD, që kanë marrë miliona euro për “shërbimet” që i kanë ofruar kësaj kompanie.

Po më habit shumë “heshtj” e Altin Dumanit, që nuk po kërkon që kjo dosje të kalojë në SPAK”, thotë Murrizi./E.T

Të fundit

Rama me përfaqësues të teknologjisë e inovacionit, ndalet te sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 18 korrik, në Berat, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start...

Asnjë kafshë pa sigurim. SIGAL garanton mbrojtje për blegtorinë shqiptare (Video)

  Një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e bujqësisë dheblegtorisë është qëndrueshmëria financiare e sipërmarrësitblegtoral dhe e investimit të tij. Kjo qëndrueshmëri arrihetpërmes sigurimit të...

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që ecën mes rrënojave – përbëjnë...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Qosja tha se...

Lajme të tjera

Web TV