Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 02:00 pas mesnate dhe është vënë re fillimisht nga familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të ndalur përhapjen e flakëve drejt bujtinës ngjitur.

Zjarri ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar plotësisht të gjithë ambientin e restorantit.

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike.

Ajo thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit, ndërsa hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, dhe se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.

“Nuk kam dijeni. Pasi mbrëmë isha në Tiranë për punë administrative. Kur më kanë njoftuar në dy të natës se kishte rënë zjarr në subjektin tim. Erdhëm, komshinjtë kanë fikur zjarrin, nuk kanë arritur të shpëtojnë gjë. Ishte restorant me panele diellore. Dhe ishte e pamundur që të fikej, zjarrfikësja nuk ka arritur të vijë në kohë.

Gjithsesi ka ardhur, ka bërë pjesën e saj të fundit. Falenderoj komshinjtë që kanë dhënë ndihmën e parë dhe për të evituar që zjarri të përcillej në godina të tjera, që janë kuzhina dhe bujtina. Nuk ka pasur dëme në njerëz. Falë zotit jemi mirë sa i përket jetëve njerëzpre ndërsa hekurat shkojnë dhe vijnë. Restoranti është në pronësinë time si Aida Gjeçaj. Kemi bmi 15 vite që operojmë në këtë sektor. Ndër bujtinat e para që kemi punuar dhe promovuar Thethin në këto vite.

Lexo edhe :  Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

E vetmja gjë që ekspertët kanë konfirmuar është se energjia elektrike nuk është shuar edhe pse godina kishte marrë flakë, gjë që përjashton incidentin nga ndonjë shkëndijë elektrike. Kështu që për shkaqe të tjera nuk kam dyshime, sepse nuk kam askujt borxh, s’kam asnjë konflikt apo kërcënime. Nuk e di nga se mund të ketë ardhur. Kemi vetëm 5 dhoma në pronësi, pasi nuk kam dashur të ndërtoj asnjë gjë pa leje. Nuk e di ku ta vë gishtin.

Nuk e di, koeicidenca është e keqe. Thashë nuk kam procedim për prishje sic mund të kenë një pjesë e banorëve sepse s’kam marrë veprime për ndërtime që mund të penalizohesha. Kam zgjedhur të punoj në nivel të ulët, me restorantin, me një kuzhinë të hapur, me 5 dhoma.

Dëmi i shkaktuar në këtë godinë, e cila është ekologjike, është një strukturë parafabrikat, kostoja e ndërtimit të saj që e kemi përfunduar vitin e kaluar është afërsisht 150 mijë euro. Kështu që dëmet janë vetëm materiale, dëme kanë çdokush me dashje apo pa dashje.

Përderisa nuk është energjitike, ia lë në dorë drejtësisë dhe ata që janë eksperta këtë punë. Ua lëmë atyre në dorë. Duke qenë se familjarisht jemi të lidhur me drejtësinë, ia kemi besuar. Besojmë te ligji dhe shteti dhe nuk e di, presim që veprimet të bëhen dhe e vërteta herët a vonë do të dalë”, thotë ajo./kb

Të fundit

Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak...

Zbulohet shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta është zbuluar në versionin...

Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

Një ndjekje dramatike ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe...

Frikë nga spiunazhi? Punimet në bodrumin e ambasadës kineze përplasin Londrën me Pekinin

Ministrja britanike Angela Rayner u ka urdhëruar zyrtarëve kinezë të shpjegojnë pse i kanë redaktuar projektet për bodrumet dhe zonat e tjera në një...

Influencuesi ndahet nga e dashura pak para dasmës, IA “mollë sherri”

Vetëm pak ditë më parë, u fol për një martesë të afërt dhe plane për të ardhmen, por në vend të kësaj, tashmë gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV