Rimëkëmbja e Ukrainës, Rama: Paqja nuk vjen vetëm duke folur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën “Rimëkëmbja e Ukrainës” që po mbahet në Romë, Kryeministri i Shqipërisë kërkoi nga BE që të mbledhë forcat për të bërë një plan ambicioz dhe kurajoz për të sjellë paqen mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas shefit të qeverisë shqiptarë, nuk mjaftojnë vetëm diskutimet rreth paqes, por ka ardhur koha për të vepruar.

“Motra ime e dashur Giorgia, i kujtoi të gjithëve sot që të gjitha rrugët të çojnë në Romë! Shqipëria është një vend i vogël, me burime modeste. Ajo nuk ka fuqi për të ndryshuar shumë në fushë-betejë, por kemi qenë dhe do të jemi sëbashku me Italinë dhe me miqtë e partnerët europianë kudo e kurdo që Ukraina do të ketë nevojë për ne të jemi. ndërkohë që mbështesim Ukrainën të luftojë e po kështu të rindërtohet, ne duhet të bëjmë maksimumin që të mos e lëmë paqen në rreshtin e dytë të mendimeve tona. Nuk duhet ta lëmë fjalën “paqe” të ndajë më tej shoqëritë tona demokratike e të tjetërsojë pjesë të tjera të shoqërisë sonë e të mbjellë mosmarrëveshje midis shoqërive tona. Nuk duhet të lëmë askund po kështu, jashtë kufijve të Europës demokratike të na japë leksione ne, Komunitetit Europian se çfarë është paqja e lufta e si tingëllon kjo paqe. Ne nuk jemi komunitet luftënxitës dhe Ukraina nuk është agresori e as autori i kësaj lufte të përgjakshme në dyert e Europës, ditë e natë. Askush nuk ka një formulë magjike sigurisht, e unë aq më pak. Të flasësh për paqen nuk e ndal luftën e as nuk e bën Vladimir Putinin një paqedashës. Sidoqoftë, dua ta përmbyll duke ndarë me ju bindjen se ndërkohë që po bëjmë të gjitha gjërat e duhura për të mos ta lënë në baltë Ukrainën, ne nuk do të jemi të fortë mjaftueshëm për t’i dhënë fund kësaj lufte, për të shpëtuar Ukrainën në qoftë se nuk kemi plan tonin të fuqishëm, kurajoz e tërheqës për paqen. Paqja është e vetmja e ardhme për të cilën mundtë flasë Europa. E ashtu siç tha dikur Papa i ndjerë Françesku në Romë, ndjej praninë jo të së shkuarës, por të së ardhmes”. m.p.

Të fundit

Ndërtimet pa leje/ Rama paralajmëron inspektorët: Do mbajnë përgjegjësi penale

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë...

Rama nuk ndalet: Masa drastike edhe për kantieret e ndërtimit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisur që nga viti ’90. Në takimin me deputetët ekzistues dhe...

Nismë e re ligjore/Rama: Do konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura që nga vitet 90′

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një nismë të re ligjore dhe administrative që synon konfiskimin e të gjitha ndërtimeve dhe ngrehinave të braktisura që...

Lapaj-Shabani, kur papjekuria përballet me pabesinë

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” u pa fillimisht si një risi në skenën politike shqiptare, por përplasja mes dy figurave kryesore të tij – Endrit...

“Listë e zezë për investitorët”/ Ndërtimet pas vitit 2020, nuk do të legalizohen!

Kryeministri Edi Rama thotë se duhet ndërhyrje në procesin e legalizimeve. Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë, Rama u shpreh se...

Lajme të tjera

Web TV