Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si “NShG-ja”. Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Agim Serani, 32 vjeç, ka përplasur biçikletistin Afrim Likaj, 54 vjeç.
Të dy persona kanë marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Autoritetet janë në proces të vlerësimit të dëmeve dhe shkaqeve të mundshme të këtij incidenti. m.p.