Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Tv ku foli për vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit.
Salianji gjatë intervistës ka folur edhe për përdorimit e aplikacionit të SKYECC ku deklaroi që janë 50 mijë përdorues të këtij aplikacioni dhe 10-15 veta ishin në burg për këtë çështje.
“Nuk dua të bëjë të themi as zëdhënësin e as marrjen e çuarjen e fjalëve në të cilat janë në ambiente izolimi. Ajo që është pretendim i ditur është që nuk pranojnë që kanë pasur SKYECC dhe nga ana tjetër ka pretendime që e thash që ka kushdo, janë 50 mijë përdorues dhe duket sikur ka pafund po gjithsej janë 10-15 veta në burg për këtë çështje, nën hetim po themi në proces gjykimi nuk është se kanë marrë dënime.”-u shpreh Salianji. m.p.