Nga reshje në temperatura 40 gradë/ Ja qytetet që pritet të ‘përvëlohen’ këtë javë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.

Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius. Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit. Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje.

“Nesër prezencë reshjesh të pakta të izoluara në lindje dhe juglindje. Të premten rrebeshe afatshkurta në skajin verior e verilindor”./e.t

Të fundit

Pensionet, si përfitohet shtesa për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët!/ Ja procedura

Për dekada me radhë, mijëra burra dhe gra kanë punuar në nëntokë, në miniera, rafineri dhe uzina metalurgjike, shpesh...

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar. Siç...

“Po ke këllqe merru me këta zogj ku***”/ Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Altin Dumanit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e një dite më parë të Gjykatës së Apelit mbi çështjen e...

Do lidhë Siçilinë me Kalabrinë, jepet miratimi për ndërtimin e urës më të gjatë në botë

Në Itali do të ndërtohet ura më e gjatë në botë. Projekti ka marrë më në fund “dritën jeshile”, pas shumë diskutimeve. Ura do...

I njohur si “Peleja palestinez”, ish-sulmuesi i kombëtares vritet nga izraelitët

Bota e sportit vajton një tjetër viktimë të gjenocidit të vazhdueshëm në Gaza. Federata Palestineze e Futbollit (PFF) ka njoftuar me hidhërim të thellë...

Lajme të tjera

Web TV