Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër autobus i agjencisë së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Autobusi raportohet se është në pronësi të agjencisë “Ahmeti Travel” ndërsa emigranti i paligjshëm u pikas gjatë kontrollit nga policia. Autobusi i “Ahmeti Travel” u kap në pikën kufitare të Mavromatio të Greqisë duke tentuar ta nxjerrë emigrantin jashtë territorit të vendit fqinj.

Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të ndaluarit së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, iu referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Kujtojmë se dy muaj më parë, së njëjtës agjenci iu sekuestrua një autobus pasi u kap për të njëjtën çështje, duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt shtetit fqinj. m.p.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV