Last Updated on 14/07/2025 by adminfjala
Festa madhështore e 18-vjetorit të Lamine Yamal ka sjellë polemika të forta në Spanjë.
Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të Popullit dhe Zyrës për Luftimin e Krimeve të Urrejtjes të nisin një hetim për të verifikuar nëse gjatë eventit është shkelur ligji që ndalon shfaqjet denigruese ndaj personave me nanizëm.
Janë ngritur dyshime se në festën e ditëlindjes janë përdorur persona me nanizëm në mënyrë denigruese, duke shkelur një ligj që është në fuqi prej gati tre vitesh, teksa fansat e lidhin menjëherë me një episod të “errët” nga seriali i njohur “Game of Thrones”.
Ndërkohë, Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore me Nanizëm (ADEE), pjesë e konfederatës COCEMFE, ka bërë të ditur se ka paditur Lamine Yamal për punësimin e personave me nanizëm për qëllime argëtimi në festën e tij.
Në deklaratën e tyre zyrtare, organizata shprehet: “Kjo sjellje shkel jo vetëm ligjin, por edhe vlerat etike të një shoqërie që pretendon të jetë e barabartë dhe respektuese ndaj të gjithëve.” m.p.