99% e të rinjve shqiptarë çdo ditë online, por të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me përgatitjen më të ulët në Europë.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm 51% e të rinjve të moshës 16–29 vjeç në Shqipëri zotërojnë aftësi digjitale bazë, përqindje që qëndron shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian (rreth 71%)

Në vendin tonë, nuk ka dallim midis gjinive – si meshkujt ashtu edhe femrat kanë të njëjtin nivel përgatitjeje dixhitale (51%). Por ndryshe nga Shqipëria, në shumicën e vendeve të BE-së femrat e reja kanë tejkaluar meshkujt për nga zotërimi i aftësive dixhitale bazë.

Në vitin 2023, në nivel BE-je kishte më shumë të reja (73%) që raportuan se zotëronin aftësi digjitale bazë krahasuar me të rinjtë meshkuj (69%). Ky trend vihet re edhe në shumicën e vendeve anëtare. Diferenca më e madhe në favor të vajzave të reja u regjistrua në Kroaci, ku 94% e tyre (krahasuar me vetëm 80% të djemve) kanë të paktën aftësi digjitale bazë.

 

 

E kundërta vihet re në pesë vende të tjera të BE-së, ku përqindja e të rinjve meshkuj me aftësi digjitale bazë është pak më e lartë se ajo e vajzave – këto vende janë Gjermania, Malta, Rumania, Estonia dhe Sllovakia.

Përdorimi ditor i internetit

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç përdorën internetin çdo ditë gjatë vitit 2024, mbi mesatarene BE-së prej 97 për qind.

Megjithatë, përqindja e popullsisë së përgjithshme që përdor internetin çdo ditë është vetëm 83%, çka krijon një hendek prej 14 pikë përqindjeje mes të rinjve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Ky hendek është më i thellë se mesatarja e BE-së (9 pikë përqindjeje) dhe tregon për një ndarje të fortë ndërbrezore në përdorimin e teknologjisë.

Lexo edhe :  Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

Krahasimisht, në vende si Irlanda apo Holanda, ku 100% e të rinjve janë online çdo ditë, edhe pjesa tjetër e popullsisë ndodhet shumë afër kësaj norme (98%), duke reflektuar një shoqëri më të digjitalizuar në tërësi./ Monitor

Të fundit

U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Një i paraburgosur ka humbur jetën në ambientet e Urgjencës së QSUT-së. Besnik Koçiu ishte vendosur ë Institucionin e...

Made for Germany, gjigantët ekonomikë bashkohen për investime

Jo "Made in Germany", por "Made for Germany"- Gjigantë të ekonomisë bashkohen e premtojnë investime miliardëshe në Gjermani. Ekonomia është gjithmonë pak psikologji. Kjo u...

Rama: NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është...

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

Në periferi të Tiranës, Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus realizimin e objektivave dhe reformave...

Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga...

Lajme të tjera

Web TV